Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka kërkuar Kryeministrit Albin Kurti, që t’i ekzekutojë pagat për grevistët, raporton Express.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi i ka thënë Kurtit që t’i lë “pallavrat”.
“Kryeministër, lej pallavrat, qiti rrogat!”, ka shkruar Kraniqi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka bërë publike një pako ndihmese për të përballuar inflacionin. Ky veprim i Qeverisë së Kosovës vjen kur janë organizuar greva gjithandej në vend.