Gazetari Lirim Mehmetaj, ka reaguar përsëri pas ftesës nga Prokuroria për veprën “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”, duke paralajmëruar edhe disa skandale të Qeverisë Kurti.
Ai ka akuzuar prokuroren Rukije Shasivari duke thënë se po përdoret nga pushteti.
“Përdorimi i prokurores, Rukije Shasivarit – e cila përvojë pune para se të punësohej si prokurore kishte angazhimin në një agjenci turistike – si vegël politike për ta prodhuar atë amatorizëm profesional, meqë është profesionalisht amatore, nuk ka të bëjë shumë me atë që ka ndodhur deri më tani, por me atë që do të ndodhë tash e tutje.” – ka shkruar ai.
Tutje ai ka thënë se do të dalin disa skandale të mëdha të Qeverisë Kurti.
“Skandalet më të mëdha të kësaj qeverie që udhëhiqet nga krimineli i diskursit, Albin Kurti – duke filluar nga zbërthimi i skemave kriminale të shpëlarjes së parave nga Familja Kurti, ku përfshihen edhe gratë e vëllezërve të tij, te punësimi i shfalerkave në AKI, bashkëpunimi me super kriminelë e përdorimi i personave si Thjeshtra e Arkanit për mirëmbajtjen e diskursit kriminal në Kosovë për konvenicenca të fashistëve urbanë – akoma s’kanë dalur.”
“Të vetëdijshëm krejtësisht në çfarë lloj pistash aktualisht kemi qasje, meqë në format më kriminale si në një shtet policor, kanë hartuar programe brenda institucioneve për përcjellje të gazetarëve, këta po duan krijimin e një terreni paraprak në publik, që kur të dali çfarë ka për të dalë, të lihet mundësia e krijimit të dyzimeve shoqërore.” – ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
/Demokracia