MEHAJ NJOFTON CLARK PËR TË ARRITURAT E KOSOVËS DHE TË FSK-SË

- in Lajme

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas takimeve që zhvilloi me Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin amerikan Wesley Clark tha se ai është ka rol kyç për Kosovën dhe lirinë e saj.

Në takimin e përbashkët Mehaj e njoftoi Clark për të arriturat e Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në shenj mirënjohës, Mehaj tha se qendrën për studime universitare të FSK-së do ta emwroj “Wesley Clark”.

“Kemi nderin të mirëpresim në Kosovë gjeneralin historik të ShBA-së. Clark ka rolin kyç dhe vendimtar në çlirimin Kosovës në lirinë tonë. E informova gjeneralin për të arriturat e Kosovës dhe të arriturat e FSK-së e cila po zhvillohet në një forcë moderne dhe ndërvepruese. FSK ka synim integrimin në NATO dhe dërgimin jashtë vendit për siguri dhe mbrojtje. Ne kemi djemtë tanë në Kuvajt, kjo është një arritje e jonë e përbashkët me SHBA dhe kjo është arritje e madhe për shtetin e Kosovës. Kisha nderin të ndaj përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve për FSK dhe ngritjen e buxhetit për ushtrinë. Për nder të gjeneralit do të emëroj shkollën tonë të oficerëve qendrën e studimeve universitare “Wesley Clark”. Gjeneral Clark është personalitet i lartë për Kosovën”, tha ai.

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark e falënderoi ministrinë për mikpritjen dhe u shpreh i nderuar që ndodhet në Kosovë.

Clark është pritur me ceremoni të lartë shtetërore./KP