Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se bashkë-zbarkimi i parë ndërkombëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës me U.S. Army në Kuvajt, do të ndihmojë të forcojë aftësinë tonë për të mbrojtur veten duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët tanë amerikan.
“Me këtë rast, pranoni përshëndetje nga MM dhe FSK. Kosova po kontribuon për Paqen dhe Sigurinë ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook./KP