Mediat turke kanë shkruar rreth ndërhyrjes kirurgjike që ka kryer Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në shtetin e Turqisë, konkretisht në Antalia.
Operacion ky që kishte të bënte me largimin e kilogramëve të tepërt përmes një metode të sofistikuar. Ndërsa raportohet se Osmani ka qëndruar në një hotel me 5 yje para dhe pas ndërhyrjes kirurgjike.
Paraqitjet e fundit të presidentja Osmani mund ta shihni në formë pas një transformim total krahasuar me disa muaj më parë, e cila si duket vuante prej kohësh nga kilogramët e tepërt. Por këtë problem nuk do ta ketë nga tash e tutje.Pas ndërhyrjes dhe humbjes së peshës.
Hurriyet.tr, shkruan se Osmani e ka hequr peshën e tepërt me një operacion që ka bërë në Antalia.
Tutje raportohet se Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia para dhe pas operacionit dhe më pas është kthyer në Kosovë.
Para ndërhyrjes kirurgjike.
E për këtë ndërhyrje kirurgjike të presidentes Osmani, është përkujdesur Doktori turk, Ajhan Mesci, i cili është edhe anëtar i Universitetit Akdeniz. Kjo ndërhyrje kirurgjike e quajtur operacioni i mëngës së stomakut është mbajtur sekret nga Presidenca, të paktën deri më tani nuk është njoftuar.
Çfarë është operacioni i mëngës së stomakut që ka kryer presidentja Osmani?
Në kirurgjinë e gastrektomisë së mëngës, afërsisht 80 për qind e stomakut hiqet. Kështu, sasia e ushqimit të konsumuar kufizohet natyrshëm dhe arrihet humbja e shpejtë e peshës. Operacioni ka marrë këtë emër sepse forma e pjesës tjetër të stomakut i ngjan një tubi.
Ky trajtim siguron avantazhet e një qëndrimi të shkurtër në spital, shërimin e shpejtë, dhëmbëza të vogla dhe shqetësime minimale.
Humbja e peshës është e shpejtë, efektive dhe e përballueshme.