Një grup prej rreth njëzet personave, sonte kanë bllokuar pikëkalimin administrativ Merdarë në shenjë mbështetjeje për serbët nga Mitrovica e Veriut.
Barrikada, është vendosur në anën e territorit serb, afër Kurshumlisë e drejt Merdares.
Siç raportojnë mediat serbe, ata kanë vendosur një kamion dhe disa traktorë.
Ata kanë thënë se do të qëndrojnë aty deri në njoftim të radhës dhe kanë bërë thirrje edhe tek personat e tjerë që t’i bashkohen protestës.
Këto informacione mbeten ende të pakonfirmuara./RTS/
Sinjali


