Mediat në Serbi po raportojnë se dy prej terroristëve serbë që u plagosën në Zveçan po mjekohen në Novi Pazar, po ruhen nga MUP-i i Serbisë

- in Lajme

Dy serbë të plagosur pjesëtarë të formacionit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës, të cilin janë larguar nga Kosova, janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Novi Pazar të Serbisë.

Hyrjen gjatë gjithë natës e kanë ruajtur pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ka raportuar media serbe “Nova”.

Media serbe raportoi se Spitali i Përgjithshëm nuk po i jep askujt informacione rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurve në fshatin Banjskë të Zveçanit.