MË MIRË SE SYTLIAÇI! I SHPEJTË DHE I ËMBËL – BËNI NJË PUDING TË SHËNDETSHËM ME ORIZ

- in Kuzhina

Recetë e thjeshtë që ia vlen të provohet

Kjo ëmbëlsirë është e shpejtë dhe e lehtë, dhe të bën të ndihesh i ngopur dhe është e pasur me lëndë ushqyese të nevojshme për organizmin tuaj, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 100 g oriz;
– 50 g sheqer me ngjyrë të kafenjtë;
– 200 ml qumësht gjysmë të yndyrshëm;
– pak arra muskati të grira në rende;
– 1 fletë dafine apo një kore e një fete limoni.

Përgatitja:

Lani orizin dhe kullojeni mirë.

Lyeni me gjalpë tenxheren dhe hidheni orizin dhe sheqerin dhe përzieni qumështin.

Hidhni arra muskati dhe shtoni fletë dafine apo lëvoren e limonit.

Zieni në zjarr mesatar rreth gjysmë ore.

Shërbejeni të ftohur.

Ju bëftë mirë! /Telegrafi/