Dybala ndez edhe më shumë spekulimet e transferimit pas takimit me Dani Alvesin
Paulo Dybala ndezi spekulime për transferimin e tij të verës pas shkëmbimit të fanellave me lojtarin e Barcelonës dhe ish-bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Dani Alves.
Dyshja u takuan gjatë të martës në Barcelonë dhe e treguan takimin përmes llogarive të tyre në rrjetin sociale Instagram.
Dhjami juaj i barkut do të zhduket për 8 ditë me këtë
Pas shkëmbimit të mesazheve ku e cilësuan njëri tjetrin ‘vëlla’, lojtarët shkëmbyen fanellat, me Dybalan duke marrë fanellën e Dani Alves të Barcelonës dhe brazilianin duke marrë fanellën e fundit të Juventusit.
Dybala do të jetë lojtar i lirë kur kontrata e tij me Juventusin të skadojë më 30 qershor, pasi klubi nuk i ofroi atij një marrëveshje të re dhe kjo ka ndezur edhe më shumë spekulimet mbi të ardhmen.
Interi, Real Madridi, Tottenham Hotspur, Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë lidhur gjithashtu me një transferim të Dybalas.
Dani Alves ishte në Juventus në sezonin 2016/17, kur ishte bashkëlojtar me sulmuesin argjentinas. /orainfo.net