Vëllezërit Veshaj janë më të përfolurit e momentit, si pasojë janë kthyer edhe në kryefjalën e mediave rozë. Të gjithë flasin për Donaldin dhe Romeon, mirëpo sot është dita e Marios, i cili feston ditëlindjen. Edhe pse nuk është shumë i ekspozuar në publikë, për të nuk kanë munguar urimet e shumta.
Madje në një foto të publikuar nga Romeo, i cili ka shkruar: “Me sa fat jam që të kam Edhe 100 vjeç @mario.veshaj Të dua më shumë!”, më shumë vëmendje ka tërhequr komenti i Borës.
Kjo e fundit e ka konsideruar Marion më të bukurin e familjes.
“Edhe 100 me i bukuri familjes!”, ka shkruar moderatorja, duke marrë shumë ‘likes’.
