SHARE:
Janë bërë gati një javë prej kur RTK-ja transmetoi një “lajm” shpifës të medias boshnjake Slobodna Bosna(e njohur për lajme të rreme dhe manipulim faktesh). Ky portal pretendonte se dy portalet, Nacionale dhe Periskopi financohen nga Serbia.
Mediumi për publikim e këtij lajmi ishte thirrur në “burime”, duke mos argumentuar asnjë fakt.
Ndërsa, emri që u përmend si burim ishte, gazetari kontravers, Vudi Xhymshiti, dikur aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje
Së fundmi është publikuar një komunikim që ka pasur, ky i fundit në rrjetin social “X”, me Boban Bogandoviq, që është politikan serb.
Xhymshiti aty bisedonte për krijim e një portali dhe se i duhej buxhet mujor prej 6 mijë eurosh.
Politikani serb iu përgjigj se i pëlqente idea e tij duke sugjeruar botimin edhe në serbisht përveç se në shqip.
“Idea është e mirë, nëse gazeta është e dedikuar për lexuesit në Kosovë, atëherë të sugjeroj që të jetë dy gjuheshe, pra botim shqip-serbisht. Në këtë rast do keni mbështetje me të madhe dhe nga financues nga Evropa“, ka shkruar Bogandoviq.