Drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë Bajram Fusha, ka bërë të ditur se me më 22 mars, do të mbahet Forumi ekonomik ndërmjetë Kosovës dhe Sllovenisë, ku do të marrin pjesë mbi 80 biznese, e që do kenë mundësi edhe për takime B2B.
“Pas një pune të madhe nga të gjitha palët, po ofrohet data e njërës nga ngjarjet më të rëndësishme: Forumi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Më 22 mars, në Kranjska Gora, mbi 80 biznese do të jenë pjesë e këtij forumi, ku do të kenë mundësi edhe për takime B2B, si pikënisje për suksese të reja!”, është thënë në njoftimin e Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë.
Sipas këtij njoftimi, në forum do të marrë
pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari si dhe U.d i drejtorit të KIESA-s, z. Zef Dedaj.
Po ashtu, nga qeveria sllovene do të marrë pjesë ministri i Ekonomisë, Turizmit dhe Sportit, z. Matjaž Han, si dhe drejtori i Agjencisë SPIRIT, z. Rok Capl./Epoka e Re