Më 13 shkurt organizohet turneu ndërkombëtar i boksit “Pavarësia” në Prishtinë

- in Sport

Në palestrën sportive ShF “Nazim Gafurri” në Prishtinë më 13 shkurt 2021 do të organizohet turneu i XIII ndërkombëtar i boksit “Pavarësia”, ka njoftuar Federata e Boksit të Kosovës.

Ky aktivitet mbahet për të shënuar 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës kur përveq Kosovës si vend nikoqir, do të marrin pjesë edhe shtetet e rajonit si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Turneu fillon nga ora 12:00./KosovaPress