Sot është dita e fundit e afatit kalimtar të janarit kur lojtarët mund të lëvizin nga një klub tek tjetri.
Kampionatet kryesore evropiane si Premier Liga, Serie-A, La Liga dhe Bundesliga i japin fund shit-blerjes së lojtarëve edhe pse ne orare të ndryshme, përcjell KosovaPress.
Ky afat kalimtar nuk solli lëvizje të shumta të lojtarëve, e aq më pak të emrave të mëdhenj dhe kjo ka ardhur si pasojë e kushteve jo të mira financiare të të gjitha klubeve për shkak të krizës ekonomike që solli pandemia Covid-19./RTK