Ka përfunduar pjesa e parë mes Shkupit dhe Ballkanit.
Dy skuadrat shqiptare janë duke luajtur ndeshjen e parë të fazës finale të “Play-Off”, për një vend që të dërgon në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Shkupjanët kaluan të parët në epërsi me anë të sulmuesit Sunday Adetunji i cili realizoi me kokë në minutën e 19-të.
Sidoqoftë epërsia e vendasve zgjati fare pak, pasi Ballkani barazoi shpejt rezultatin me anë të Albion Rrahmanit në minutën e 23-të.