Mbyllet pjesa e parë, Llapi e Drenica “kokëfortë” përball Dritës e Prishtinës

- in Sport

Janë mbyllur 45 minutat e para të dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës që po zhvillohen sot dhe që janë të vlefshme për xhiron e 28 të këtij sezoni.

Në ndeshjen ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës nuk është realizuar asnjë gol (0-0), por ndryshe është situata në përballjen ndërmjet Llapit dhe Dritës, raporton KosovaPress.

Rezultati atje pas 45 minutave të para është 2-2 kur për Llapin kanë realizuar Januzi dhe Sadriu kurse për Dritën Shabani dhe Alidemaj.

Kujtojmë se Drita është liderë e tabelës kurse Prishtina renditet në vendin e tretë./KP