Mbyllet ndeshja: Ballkani humbet me rezulat të ngushtë ndaj Slavias në Çeki

- in Sport

Ka përfunduar takimi i raundit të dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës mes Slavia Pragës dhe Ballkanit.

Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 3-2, me që të pesë golat të cilët erdhën gjatë 45-minutëshit të parë.

‘Portokallinjtë’ befasuan vendasit duke shënuar të parët në minutën e 24-të përmes Ermal Krasniqit pas një asisti nga Armend Thaqi.

Epërsia zgjati vetëm tre minuta pasi vendasit shënuan për të barazuar rezultatin, pas një autogoli nga portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.

Ballkani doli për herë të dytë në epërsi, duke realizuar Meriton Korenica një gol të bukur, pas një asistimi nga Albion Rrahmani në minutën e 29-të.

Vendasit barazuan rezulatin përsëri pas pesë minutave më vonë, me anë të Peter Olayinka në minutën e 34-të.

Epërsia e parë e vendasve erdhi në minutën e 41-të, me anë të Lukas Masopust, për rezultatin 3-2, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë u dominua nga vendasit, me Ballkanin që tentonte të dilte me ndonjë kundërzbritje për ta ndashkuar klubin çek, megjithatë pa sukses.

Gjendja te Ballkani u përkeqësua pasi në minutën e 84-të, mbrojtësi i majtë Astrit Thaqi u ndëshkua me karton direkt të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit.

Gjatë minutave të mbetura, vendasit bën presion të vazhdueshëm për të ngritur epërsinë, megjithatë Stivi Frashëri në 45 minutëshin e dytë ishte në nivel të detyrës, duke bërë disa pritje për të shmangur golin e katërt.

Ballkani kështu njoftohet me humbjen e parë në fazën e grupeve, duke mbetur me një pikë të vetme, të cilën e arriti në ndeshjen e parë ndaj Cluj.

/GazetaSinjaliSport/