Mbrojtja publikon dokumentin e DASH-it: UÇK-ja s’ka komandë dhe as kontroll

- in Lajme

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka publikuar një dokument të Departamentit Amerikan të Shtetit të publikuar në muajin maj të vitit 1999.

Në këtë dokument thuhej se UCK-ja nuk ka as komandë, as kontroll mbi Kosovën.

“Për më tepër, meqenëse nuk ka strukturë politike në Kosovë apo komandë dhe kontroll efektiv të UÇK-së, do të duheshin shumë muaj, nëse jo vite, për t’i organizuar ato, për të përdorur dhe mbajtur çdo ndihmë ushtarake që do të ofronin Shtetet e Bashkuara”, thuhet në dokument./Demokracia