Pas përfundimit të spektaklit të natës Prime së Big Brother VIP Kosova, ka ndodhur edhe një ngjarje totalisht e paprecedentë.
Në fakt, në oborrin e shtëpisë u këndua edhe një herë kënga e ditëlindjes kushtuar nënës së Stresit, dhe ndërsa të gjithë vazhduan ta mbështesin rep artistin, ai me – apo – pa dashje, ka shkëmbyer me Gresën një lloj puthje.
Dyshja nuk kursyen as përqafimet. Akoma nuk dihet nëse mes tyre ka lindur diçka e re, sidomos pas natës së sotme, ku Stresi u shpreh shumë i penduar për tradhtinë ndaj ish gruas së tij, Keisi Medinit.
