Mblidhen katër komisione parlamentare

- in Lajme

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në rend ditë ka informim lidhur me Platformën Vjetore të Politikes së Inteligjencës dhe Sigurisë (PVPIS).

Kurse Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financim të Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, shqyrtimin e Raportit me Rekomandime për 19 Projektligje nga fusha e bujqësisë, të Komisionit Funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, si dhe shqyrtimin e Raportit Vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Media 2021.

Ndërkaq Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në rend dite ka shqyrtimin e raportit me rekomandime për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë dhe shqyrtimin e Strategjisë së Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027.

Kurse Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka në rend dite, Shqyrtimin në parim të Projektligjit për Aktet Juridike,  shqyrtimin e Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e bujqësisë dhe disa projektligje të tjera.

/GazetaSinjali/