Mbi 11 mijë euro të falsifikuara deponohen në një bankë në Prishtinë

- in Lajme

Në një bankë në Prishtinë janë deponuar 11 mijë e 500 euro të falsifikuara. Paratë e falsifikuara janë vërejtur nga punëtorja e bankës e cila gjatë kontrollit të parave ka vërejtur se nga persona të panjohur ishin deponuar këto para të falsifikuara.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesja femër kosovare punëtore në një bankë, ka raportuar se gjatë kontrollit të parave ka vërejtur se nga persona të panjohur janë deponuar 23 kartëmonedha secila në vlerë nga 500€, që dyshohet se janë të falsifikuara (23×500 =11.500€ ). Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP