Mbërrijnë delegacionet, Ukraina dhe Rusia takohen sot në Turqi

- in Rajoni dhe Bota

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë mbajnë të martën bisedimet e paqes.

Delegacionet kanë arritur në Stamboll të Turqisë. Delegacioni i Ukrainës udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe këshilltari presidenciali, Mikhail Podolyak.

Kievi tha se prioritet i tyre është arritja e një armëpushimi.

Takimi sy më sy midis delegacionit ukrainas dhe rus do të zhvillohet në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi është planifikuar të nisë në ora 10:00 sipas kohës lokale.

Ndërkaq, delegacioni i Rusisë po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, një çështje që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm të bëjë kompromis.

Çështje të tjera që pritet të diskutohen është fati i dy rajoneve lindore të Ukrainës – Donjecku dhe Luhansku – por edhe statusi i Krimesë, gadishull të cilin Moska e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme më 2014.

Kujtojme se te henen, forcat e armatosura ruse të hënën kanë kryer një sulm me raketa në qytetin Liubotin në rajonin verilindor të Harkivit, thanë zyrtarët ukrainas.

Ata thanë se si pasojë e këtij sulmi janë rrafshuar disa shtëpi.

Ndërkaq, zyra e prokurorit të Harkivit, në një deklaratë të postuar në Telegram tha se sulmi la të plagosur shtatë persona. Zyrtarët thanë se kanë nxjerr trupin e një personi nga rrënojat.

E Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë./Nacionale