Matoshi për sulmin ndaj Sylës: Valoni është sulmu nga ata që nuk e dojnë demokracinë dhe as Kosovën

- in Lajme

Sonte në orët e mbrëmjes është sulmuar gazetari Valon Syla, dhe për këtë ka reaguar publicisti Halil Matoshi, shkruan Gazeta Metro.


Ai në rrjetin social Facebook tha se Syla është bërë simbol i shprehjes së lirë.

Matoshi tha se janë bërë shumë struktura bashkë kundër lirisë në vendin tonë.

Tutje ai tha se gazetari Syla është sulmuar nga ata që nuk ja duan vlerat që i ka Kosova.

“Shumë aleatë janë bâ bashk kundër lirisë në Kosovë
Valon A. Syla âsht bâmun sot në Kosovë simbol i shprehjës së lirë.
Ai, dy herë u në këtë regjim u godit nga banditë të mendësisë tiranike e mesjetare, që koketojnë mes veti për me e nënshtru Republikën!
Valoni âsht sulmu nga ata që nuk e dojnë demokracinë dhe as Kosovën, sepse janë anmiqtë e lirisë.
Por Valoni ka me dalë fitues, në fund. Sepse Kosova âsht fituese!
Ju garantoj! P.S. Sonte pa zbardhë drita policia e Kosovës duhet me i sjellë sulmuesit para drejtësisë!”, ka shkruar Matoshi.

 

Drejtori i Gazeta Metro dhe gazetari, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre presona në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Në mbrëmjen e sotme pas emisionit që kishte në Pressing në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar gazetari dhe drejtuesi i Gazeta Metro, Valon Syla.

 

Ai është sulmuar nga tre persona ku edhe ka marrë lëndime të lehta./gazetametro.net