Inspekcioni i Komunës së Prishtinës gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë një aksion në Tregun e Automjeteve, ku ka gjetur disa shitës që thernin shpendë në mënyrë ilegale.
Si pasojë ndaj tyre janë marrë masa.
Inspekcioni i ka larguar shitësit nga ky treg e po ashtu i ka gjobitur ata dhe i ka detyruar që ta pastrojnë pjesën ku kanë i kanë hedhur mbeturinat.
“Me këtë rast janë larguar shitësit dhe ata që po thernin ilegalisht dhe në kushte absolutisht të papërshtatshme shpendë të ndryshme. Të njëjtit përveç që janë gjobitur, janë detyruar që edhe të pastrojnë hapësirat e tregut të cilat po shfrytëzoheshin për therje si dhe për hedhjen e mbetjeve të shpendëve të therura”, njofton Inspekcioni i Komunës së Prishtinës .
/GazetaSinjali/