Qeveria Kurti për gjatë tri vite të qeverisë së tijë për kategorinë ekonomike udhëtime zyrtare jashtë vendit, mëditje të udhëtimeve, akomodim dhe për transport kanë shpenzuar mbi 28.6 milionë euro.
Për rikujtim, Qeveria Kurti në kohën kur ishte në opozitë kishte “gozhduar” me kritika për luksin e tepruar kundërshtarët e tij politikë që qeverisnin me vendin.
Kjo qeveri vetëm në vitin 2023 ka shpenzuar mbi 12.6 milionë euro apo 22% më shumë se viti 2022, në vitin 2022 ka shpenzuar mbi 10.3 milionë euro apo 83% më shumë se në vitin 2021, në vitin 2021 ka shpenzuar mbi 5.6 milionë euro apo 30% më shumë se nl vitin 2020
Për udhëtime zyrtare brenda vendit, mëditje, akomodim dhe transport, kjo qeveri gjatë vitit 2023 ka shpenzuar mbi 2.8 milionë euro, apo rreth 700 mijë euro më shumë se në vitin 2022, mbi 1.1 milionë euro më shumë se në vitin 2021 dhe rreth 1.7 milionë euro më shumë se në vitin 2020.
Për udhëtime zyrtare jashtë vendit mëditje, akomodim dhe transport kjo qeveri gjatë vitit 2023 ka shpenzuar mbi 9.8 milionë euro, apo rreth 1.7 milionë euro më shumë se në vitin 2022, mbi 5.9 milionë euro më shumë se në vitin 2021 dhe mbi 6.6 milionë euro më shumë se në vitin 2020.
Për ilustrim bashkangjitur gjeni Figurën 1. Figurën 2 dhe Figurën 3. Burimi i të dhënave Raportet financiare vjetore të publikuara në Ministrin e Financave.
/Demokracia