Manxhuka arsyeton Kurtin që lavdëroi Ivanoviqin: Asgjë nuk ka ndryshuar

- in Lajme

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar pasi mediat në Kosovë kanë raportuar për një deklaratë të Kurtit të dhënë më 2018 për Oliver Ivanoviqin të cilin e kishte quajtur “kriminel lufte”.

Sipas tij është qesharake që mediat raportojnë për diçka të tillë dhe bëjnë të tilla krahasime të deklaratave të Kurtit kur një herë e quan Ivanoviqin “kriminel lufte” e një herë tjetër e glorifikon me fjalët më të mira.

“Është interesante dhe po aq qesharake kur sheh disa mediume tek nxjerrin deklarime se si Albin Kurti ka thënë dikur se Oliver Ivanoviq është kriminel lufte duke e krahasuar me deklaratën e djeshme.Asgjë nuk ka ndryshuar, ajo çka KM Kurti ka bërë tash është nxjerrja e kundërthënies së brendshme në Serbi dhe vrasja potenciale e dikujt që praktikisht ka pasur shumë të tregojë për Serbinë, krimet në veri e bashkëpunimin me disa shqiptarë. Komunikata e VV-së ndaj dënimit të Ivanoviqit nuk është në kundërshtim me videon e djeshme, përkundrazi është avansim i asaj çka ne kemi deklaruar”, ka shkruar Manxhuka.

/GazetaSinjali/