Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka besimin e amerikanëve dhe se për ta ruajtur karrigen e tij, ai e mori vendimin për dhënien e tokave për Manastirin e Deçanit.
“Manstili, manastili-tap karrika e lëshoi bajrakun”, ironizoi ai.
Ai ka thënë se Kurti do të detyrohet ta themlojë Asocicacionin e Komunave me Shumicë Serbe kur ta kuptojë se po e humb mbështetjen dhe po izolohet.
“Ndoshta, i ka blerë një muaj ditë kohë me vendimin për Manastirin, që mendoj se është vendim i mirë në përgjithësi për Kosovën, por nuk mendoj që e ka blerë simpatinë e amerikanëve. Nuk i besojnë. Nuk i besojnë se po thonjë një fjalë po na , Escobari nuk tha që se ka bërë Asociacionin, Escobari tha se nuk po e kuptojmë cfarë është duke bërë se në Ohër e ka pranuar, tani po thotë nuk e kam pranuar. E ka marrë draftin, duhet me dërgu në Gjykatë Kushtetuese, nuk po e dërgon.”, u shpreh ai në ATV.
Sipas, Ahmeti zgjedhjet janë të pashmangshme në fund të vitit.
“Në zgjedhje po shkojmë gjithqysh, se nuk e kemi qare pa shku, por a po shkojmë në gusht, tetor apo dhjetor? Momentalisht më realja po doket tetori. Edhe pak, Komisioni Evropian bie, Parlamenti Evropian shkon në zgjedhje, fushata në Amerikë ku në javën e parë të nëntorit bëhen zgjedhjet”, tha ai.
Ahmeti u shpreh se me vendimin për dhënien e tokave Manastrit të Deçanit Kurti e ka blerë pak kohë.
“E ka ble edhe pak kohë, si me thënë ndoshta e ka blerë edhe një muaj.”m u shpreh Ahmeti.
Ai po ashtu foli edhe për çështjen e ndalimit të dinarit serb.
“Dinari nuk është temë. Çfarë teme është dinari? Do të kthehet edhe më keq se sa ka qenë.”, shtoi Ahmeti.
Ai po ashtu vkerësoi se tash për pak kohë presioni do të kthehet kah Serbia dhe se drafti i Asociacioni duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Unë mendoj që tash ja kanë qit topin Serbisë, i bëjnë pak presion, se përpara thoshin jo Manastiri jo ajo kjo. Unë mendoj se kjo ka qenë shumë e domosdoshme kur kemi thënë se nëse ka keqkuptime për Asociaicon duhet të shkohet në Gjykatë Kushtetuese, jo te një palë e tretë, por kur t’i nuk i impelemntojeshe vendimet e tua ka qenë e vështirë ta bëshë atë argument. Tash po thua unë i impelemntoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e kemi të pavarur, edhe kur nuk na pëlqejnë i implementojmë nuk ka kurrëfarë arsyetimi më që Asociacioni të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese, kur ka probleme të mospajtimeve. Kisha insitu që në tekst të thuhet se se Gjykata Kushtetuese është interpretuese e mospajtimeve që mund të vijmë.”, tha ai./Demokracia