Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mund të ribashkohet me Pep Guardiolan, por lideri i Premier Ligës i ka mohuar spekulimet se ka filluar bisedimet me argjentinasin.
Manchester City ka hedhur poshtë spekulimet mbi transferimin e Lionel Messi, edhe pse kontrata aktuale e këtij të fundit skadon në fund të këtij sezoni, raporton “Goal”.
Ylli argjentinas është i lirë të bisedojë me skuadra jo spanjolle, dhe së fundmi ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm tek Manchester City ose tek kampioni i Ligës 1 të Francës, PSG, përcjell KosovaPress.
Më parë, është raportuar se liderët e Premier Ligës kanë bërë një ofertë për Messin, por burime të brendshme të klubit kanë treguar për “Goal”, që kjo gjë nuk është e vërtetë, dhe ende nuk ka pasur ndonjë bisedim konkret. /KosovaPress