Manchester City fiton për të 20-ën herë radhazi

- in Sport

Xhiro e 26-të në Premier Ligën angleze u hap me ndeshjen mes Manchester Cityt dhe West Ham United.

“Qytetasit” arritën të regjistrojnë fitoren e 20-të radhazi këtë sezon kundër “Çekanëve”, kështu duke e përforcuar më shumë pozitën e parë, duke u larguar 13 pikë nga vendi i dytë, Manchester United, përcjell KosovaPress.

Golashënues për skuadrën e Pep Guardiolas ishin mbrojtësit Ruben Dias në minutën e 30’ dhe John Stones në minutën e 68’, ndërsa realizatori i vetëm tek West Ham ishte sulmuesi Michael Antonio, që shënoi gol në minutën e 43’.

Për West Ham, kjo ishte humbja e parë në Premier Ligë, që nga ndeshja kundër kampionëve të Premier Ligës, Liverpool-it, me datën 31 janar./KosovaPress