Manastiri i Deçanit fshinë postimin ku thoshte se “s’u gjetën armë brenda Manastirit të Banjskës”

- in Lajme

Manastiri i Deçanit sot ka bërë një shkrim të gjatë në profilin zyrtar në platformën “X” ku kanë potencuar se po bëhen shumë lajme të pavërteta rreth armatimit të gjetur në Banjskë

. Sipas Manastirit të Deçanit “bazuar në burimet ndërkombëtare nuk janë gjetur armë brenda Manastirit të Banjskës dhe në pronat e tij”.

Megjithatë një postim i tillë nuk gjendet më në faqen e Manastirit të Deçanit në platformën “X”.  Gazeta Express ka arritur që ta ruaj një “screenshot” të këtij postimi.

Ndërkohë, në një konferencë të mbajtur për media nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe nga Drejtori i Policisë së Kosovës, është konfirmuar se armatim është gjetur edhe brenda objektit të Manastirit të Banjskës.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se brenda Manstirit kanë gjetur armë të gjata automatike dhe minahedhës.

/Demokracia