Maliqi: Pjekuria politike e Thaçit shkëlqen në krahasim me nacionalizmin ‘kitsch’ të pushtetit aktual

- in Lajme

Politologu Agon Maliqi ka reaguar pas videos së Qeverisë së Kosovës, ku nuk përfshihet fare ish-kryeministri Hashim Thaçi, i cili e kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë.

Maliqi ka bërë me dije se në Ditën e Pavarësisë, fshirja e Hashim Thaçit nga historia është i pashije dhe e padrejtë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se pjekuria e tij politike e Thaçit për t’i kuptuar momentet historike ka shkëlqyer në krahasim me nacionalizmin kitsch të qeverisë aktuale.

Meritat e kësaj dite i takojnë shumëkujt dhe elita e luftës gjithashtu e kishte zanat t’i fshinte kontributet e atyre që i prinë vendit para tyre. Por në ditë si kjo e sotmja po më duket i pashije dhe i padrejtë retushimi i historisë duke e fshirë nga historia e pavarësisë Hashim Thaçin. Në fakt, të metat e njohura të qeverisjes anash, pjekuria e tij politike për t’i kuptuar momentet historike me 1999 dhe 2008 dhe për përmbyllur luftën e fituar ndaj Serbisë përmes paqes, aleancave dhe hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet rajonale shkëlqen në krahasim me nacionalizmin kitsch që sundon sot mbi Kosovën si psikozë kolektive”, ka shkruar Maliqi.

/Demokracia