Mali i Zi vendos orën policore

- in Rajoni dhe Bota

Një ndalim policor është duke u futur në Malin e Zi nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe është paralajmëruar ndalimi i trafikut ndërmjet qyteteve gjatë fundjavave, njoftoi sot drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq.

Sipas masave të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, ambientet e hotelerisë do të jenë të hapura deri në orën 18:00.

Në Budva dhe Tivat, ku situata epidemiologjike është më komplekse, tubimet publike dhe të jashtme janë të ndaluara dhe objektet e hotelerisë nuk do të funksionojnë, sikurse nuk do të funksionojnë edhe kompanitë që shesin produkte jo ushqimore.

Në këto komuna, siç njoftoi Galiq, puna në institucionet arsimore është pezulluar dhe mësimi ka kaluar online.

Ngjarjet sportive janë të ndaluara gjithashtu dhe masat nuk i referohen trajnimit të sportistëve që testohen rregullisht./KosovaPress