Mali i Zi është i treti në botë për nga numri i pacientëve me koronavirus

- in Rajoni dhe Bota

Mali i Zi renditet i treti në botë në numrin e përgjithshëm të njerëzve që vuajnë nga koronavirusi i ri për një milion banorë, sipas të dhënave të botuara sot në faqen e internetit Wordlometers.

Sipas numrit të vdekjeve për një milion banorë, Mali i Zi është në vendin e 13-të në botë, dhe sipas numrit të njerëzve të infektuar rishtas në vendin e 25-të.

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, në Malin e Zi është rivendosur ora policore dhe janë marrë masa të posaçme për të parandaluar përhapjen e infeksionit për qytetet Budva dhe Tivat./KosovaPress