Misioni ushtarak i Aleancës veri atlantike në Kosovë (KFOR) ka organizuar ceremoninë e ndërrimit të komandës.
Admirali Robert P. Burke, Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, e ka udhëhequr gjithë ceremoninë.
Më ketë rast Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici, ai ka dorëzuar Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari.
Kajari për median hungareze “MTI” ka thënë se ai do të jetë komandant i trupave të 27 vendeve që sigurojnë personelin e KFOR-it.
Hungaria gjithashtu do të dërgojë këshilltarin politik të komandantit dhe shefin e departamentit të këshillimit ligjor, si dhe disa oficerë të tjerë kryesorë që do të mbajnë “poste kyçe” në KFOR, sipas Kajari.
Ai gjithashtu njoftoi se Forcat e Armatosura Hungareze kishin një sistem të vendosur për trajnimin e personelit.
Komandanti tha se situata e sigurisë në Ballkan është aktualisht e qëndrueshme, por e brishtë.