LVV e zyrtarizon synimin për t’i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, përzihet në zgjedhjet atje, këshilltari i Kurtit dhe dy gra në listën për deputetë

- in Lajme

Lëvizja Vetëvendosje është përzier në garën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti njoftoi dje se ai vetë dhe dy gra nga LVV do të garojnë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 8 majit në RMV.

Partia që ka pushtetin në Kosovë, do të garojë në Maqedoninë e Veriut me koalicionin e partive opozitare “VLEN”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i ketë tre kandidatë për deputetë, me koalicionin VLEN. Ne do të jemi pjesë e fitores që VLEN! Në Njësinë Zgjedhore 1, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Nafie Selmani. Në Njësinë Zgjedhore 2, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Medine Ukshini. Ndërsa në Njësinë Zgjedhore 6, kandidat me numrin 2 në listë do të jem unë, Bekim Qoku”, shkroi ky i fundit në një postim në Facebook.

“Në Maqedoninë e Veriut Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shumë aktivistë dhe simpatizantë. Bashkë do të punojmë sot për Ndryshimin që VLEN e nesër për forcimin e popullit tonë shqiptar!”, shtoi ai.

 

KRYEMINISTRI I PARË SHQIPTARË, TALAT XHAFERI| VETËVENDOSJA KUNDËR SUKSESIT HISTORIK NË MAQEDONINË E VERIUT

Këshilltari i kryeministrit Kurti për Maqdoninë e Veriut, Bekim Qoku, i cili do të kandidojë për deputetët në listën e partive shqiptare opozitare në këtë vend, kishte dalë edhe hapur kundër idesë së kryeministrit të parë shqiptar, që u bë realitet më 28 janar 2024.

Qoku kishte shtruar pyetjen se “A na duhet edhe një Abazvoiq i ri në formën e Talatit?”.

Për Qokun, Abazoviq flet shqip dhe punon për serbët, por ka harruar se kur ai është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi, shefi i tij që është kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar atë me fjalë të mëdha./Demokracia