Lushi: Burimet me thonë se Kurti do të dal sërish në përkrahje të Bidenit, është gabim

- in Lajme

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të mos përzihet në zgjedhjet e ShBA-së.

Duke u thirrur në burime nga Prishtina, ai ka bërë me dije se Kurti pritet që përsëri publikisht të dal në përkrahje të presidentit Biden.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka bërë me dije se një gjë e tillë do të ishte gabim.

“Tashmë, kur është afruar fundi i mandatit të Presidentit Biden, krejt shqiptarët e kanë parë që administra Biden dhe ai vetë nuk bënë gati asgjë as për Kosovën dhe as për shqiptarët. E habitshme për naivët por e pritshme nga njohësit e politikës së jashtme amerikane. Opinionit shqiptar duhet t’i kujtohet sjellja amatore dhe rrezikshme e Albin Kurtit kur nga shqiptarët e Amerikës kërkoi votimin e Biden dhe Partisë Demokratike. Burime nga Prishtina më dëftojnë që Kurti ka në plan të sillet gabim përsëri duke u prononcuar që shqiptaro-amerikanët duhet të votojnë të rizgjedhin Biden për president të SHBA-së”, ka shkruar Lushi.

Sipas tij, politikanët shqiptarë nuk duhet të përzihen në fushata zgjedhore në ShBA.

“Ju lutem informojeni dikush Kurtin që partia e Biden është duke rrotulluar çdo gur që të largojë Presidentin Biden nga gara. Politikanët e mençur shqiptarë nuk duhet të përzihen në punët e politikës partiake në SHBA. Shqiptarëve u duhet lidhje me shtetin e Amerikës, pavarësisht kush vjen apo shkon nga pushteti në Ëashington DC”, ka shkruar ai./Demokracia