Lumir Abdixhiku ka arritur që të fitojë edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Abdixhikut përmes një statusi në Facebook, ku ka pranuar se rezultati i LDK-së në këto zgjedhje ishte më i rëndi në histori.
Ai ka thënë se ky rezultat është një mesazh që thërret për reflektim, duke shpresuar për rikthim të LDK-së.
Abdixhiku po ashtu ka uruar fituesin e zgjedhjeve.
Ky është postimi i tij i plotë:
Tani që rezultatet nga terreni më vijnë, s’kam se si të mos falënderoj sërish, për të tretën herë radhazi e me të njëjtën madhësi, votuesit e mi. Numrin e bëjmë ne.
Por kjo ka pak rëndësi. Fare madje. Rezultati për ekip, për LDK-në, pa befasi ishte i rëndë – më i rëndi në histori. Mesazhi ishte i qartë e i zëshëm, ai thërret për reflektim. Kush s’e dëgjon harrohet; dhe këtë s’mund ta kemi më alternativë.
Rruga përpara s’është e lehtë, por këtë rrugë LDK ka për ta gjetë. Ajo do të jetë rrugë e drejtë, siç na takon për atë që përfaqësojmë. Pa improvizime më; me plot konsistencë. Ndryshimi pas përgjegjësisë ka nisur dhe s’ka gjë që e ndalë atë tashmë.
Të njëqind mijë votuesve tanë ju faleminderit.
Fituesve të zgjedhjeve urime.
Kosovës gëzuar ditëlindjen./KosovaPress