Lulzim Hetemi e kaloi natën në objektin e komunës: Detaje të fundit nga situata në Leposaviq

- in Lajme

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, e ka kaluar natën në objektin e komunës.

Ai kishte shkuar në komunë dje para se të mblidhej numri i madh i serbëve, dhe më pas kishte mbetur i bllokuar për ta kaluar natën aty.

Në anën tjetër, edhe sot një numër i madh i serbëve kanë nisur të dalin para komunës së Leposaviqit, por edhe komunave tjera veriore.
Synimi i tyre mbetet i njëjtë, që të mos lejojnë kryetarët shqiptarë ta vazhdojnë punën./Demokracia