Liverpooli është ndalur me barazim ndaj Fulhamit, në ndeshjen e xhiros hapëse të edicionit të ri në Premier League.
Të Kuqë u ndodhën dy herë në disavantazh, teksa arritën që të rikthehen duke e evituar humbjen.
Sfidën e zhbllokoi serbi Aleksandr Mitrovic i cili shënoi me kokë në minutën e 32-të, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 64-të, Darwin Nunez realizoi një gol të bukur me thembër pas një asistimi nga Salah.
Vendasit reaguan sërish duke kaluar në epërsi, përsëri me anë të Mitrovic i cili shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 72-të.
Liverpool nuk u dorëzua dhe e barazuan edhe njëherë rezultatin, këtë herë me anë të Salah i cili shënoi pas një gabimi në mbrojtjen kundërshtare në minutën e 80-të.
Epilogu final u mbyll me rezultat të barabartë 2-2, teksa nënkampioni nuk e nis mbarë kampanjën e re, kurse për Fulhamin mund të jenë dy pikë mjaft të mëdha për të debutuar në Premier Ligë.