Pas Sadio Manes, edhe Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli.
“Daily Express” ka raportuar se klubi anglez mund ta lejojë largimin e sulmuesit egjiptian në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.
Salah ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm. Pavarësisht përpjekjeve, nuk është gjetur ende gjuha e përbashkët për të rinovuar kontratën me nënkampionët e Anglisë.
30-vjeçari thuhet se po kërkon që të bëhet më i paguari në klub, duke kërkuar që të paguhet 185 mijë euro më shumë në javë sesa Virgil van Dijk, i cili momentalisht është futbollisti më i paguar në “Anfield”.
Mbrojtësi holandez ka pagë javore prej 255 mijë eurove.
Dhe, sipas “Daily Express”, Liverpooli është i gatshëm për të lejuar largimin e tij në afatin kalimtar të kësaj vere, për të mos e humbur me parametra zero në verën e vitit 2023.
“Të Kuqtë” thuhet se kërkojnë 70 milionë euro për shitjen e Mohamed Salahut. /Gazeta Express/