Liverpooli kundër Real Madrid, Chelsea përballje të lehtë me Porton, hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

- in Sport

Para pak çasteve, në Nyon të Zvicrës, ku është selia kryesore e shtëpisë së UEFA-s, janë konfirmuar çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, ku Liverpool, Chelsea, Manchester City, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Porto kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Dy përballjet më interesante të këtij shorti do të jenë mes Real Madrid e Liverpool dhe Bayern Munich e Paris Saint-Germain, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, përballje të lehtë do të ketë skuadra londineze Chelsea, e cila do të luaj kundër Portos. Kurse ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Manchester City e Borussia Dortmund.

Shortin e çerekfinalistëve në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

Manchester City – Borussia Dortmund

Porto – Chelsea

Bayern Munich – Paris Saint-Germain

Real Madrid – Liverpool /KP