LIVE: Masakrat e tmerrshme në Bucha/ Gjermania i del ‘zot’ Ukrainës – ja si i kundërpërgjigjet Rusisë

- in Lajme

Janë zbuluar audio mesazhe të tmerrshme të “krimeve të luftës” djallëzore të Putinit, që tregojnë se si një komandant rus urdhëron trupat e tij të qëllojnë mbi civilët ukrainas pranë Mariupolit, raporton Express.co.uk, përcjell “Bota sot”.

Në një transmetim radiofonik, të përgjuar nga shërbimi i sigurisë së Ukrainës (SBU), një ushtar rus tregon pozicionet e trupave civil aty pranë. Më pas dëgjohet një oficer epror duke thënë: “Nxirrni të gjithë jashtë”.

Ai ashpërson udhëzimet e tij pasi njoftohet nga ushtari se njerëzit ishin të veshur me “rroba civile”, duke thënë: “Jashtë të gjitha, f***!”

Ky audio incizim, u publikua pasi shërbimet ukrainase të sigurisë paralajmëruan se Moska se po planifikon një sulm të rremë në Mariupol, ku ata do të akuzojnë Ukrainën për kryerjen e mizorive kundër popullit të tyre./AM