Përfaqësues të Listës Serbe janë duke negociuar me KFOR-in edhe në Leposaviq.
Fillimisht ishte kryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Goran Rakiq, i cili u pa duke biseduar me përfaqësues të misionit të NATO-s në Zveçan.
Sipas raportimeve, Rakiq tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal. Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë, raporton rel.