Lirohen dy kosovarët që u arrestuan nga Policia serbe në Merdar

- in Lajme

Dy qytetarët kosovarë, Esat Muçolli dhe Dervish Maliqi, të cilët u arrestuan të martën nga Policia e Serbisë në Pikë-kalimin kufitar në Merdar, tashmë janë liruar, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i Dervish Maliqit, Labinoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Drejtesia triumfoj”, shkroi ai në fotografinë ku shihet bashkë me Muçollin dhe vëllain e tij.

/GazetaSinjali/