Nuk janë të rralla rastet kur në mes problemeve të një çifti ndërhyjnë edhe familjarët tjerë, të cilët mundohen të gjejnë një zgjidhje. Por shpesh herë mes tyre lindin konflikte edhe më të mëdha, që eskalojnë në dhunë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15 në rrugën ‘Isa Olluri’ në Lipjan, ku babai i një 33-vjeçareje kishte shkuar në shtëpinë e vajzës së tij të martuar, e cila ka pasur disa mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj.
Sinjali mëson se me të shkuar në shtëpinë ku jeton çifti, babai i 33-vjeçares është përfshirë në fjalosje me dhëndrin e tij, e cila ka eskaluar në sulm fizik mes tyre.
Rasti është denoncuar dhe në Policinë e Kosovës, të cilët kanë shoqëruar palët e përfshira në stacion policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.