Dua u intervistua nga “E News” pak para shfaqjes së ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”.
Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore, Dua Lipa vazhdon të jetë një emër aktiv në muzikë, shkruan lajmi.net.
Dua po dominon së bashku me Beyonce dhe Taylor Swift në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021” dhe sigurisht se ky është një tjetër sukses i madh i saj.
Ajo po kryeson në tre çmimet kryesore, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Albumi më i mirë i vitit”.
Së fundmi ajo ishte e ftuar në një intervistë nga “E News” ku u pyet se kush do të ishin artistët që ajo e shihte veten në një bashkëpunim me ta.
Dua u përgjigj se lista e saj është mjaft e gjatë por veçoi disa prej këngëtarëve që ajo i ka të preferuar.
Rihanna, Andre 300 dhe Frank Ocean ishin në ‘top 3’ e artistëve që ajo pëlqen më së shumti./RTK