Limaj: S’paska mujt Thaçi me thonë mos hini me targa KM, veç tash Kurti me i nxjerr muskujt

- in Lajme

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë një diskutimi për gjendjen e krijuar në Veri ka kritikuar vendimet e kryeministrit Albin Kurti, për targat ilegale të lëshuara nga Serbia, raporton Gazeta Sinjali.

Limaj thotë se këtë vendim ka mundur ta marrë edhe Hashim Thaçi që sipas tij, i ka luftuar serbët ballë për ballë.

“Ta merr mendja qe s’ka mujt me i thonë Hashim Thaçi nga sot s’keni me mujt me hi me targa KM a? Allahile po ta merr mendja qe Albin Kurti, po i nxjerr muskujt e po i thotë mos hini me targa e s’ka mujt Hashim Thaçi që ka krijuar UÇK-në e t’i ka dal ballë për ballë… s’ka mujt me thirr ne telefon”, deklaron Limaj në ATV.

/GazetaSinjali/