Limaj: Për gjashtë muaj e kisha çmontu Kurtin po të isha në parlament

- in Lajme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se opozita nuk duhet të ndihet e pafuqishme përballë Qeverisë Kurti, kjo pasi 50% të qytetarëve të Kosovës nuk e kanë votuar këtë qeveri.

Limaj tutje tha se opozita e ka përballë një parti e cila e ka mohuar shtetin e Kosovës.

”Opozita nuk duhet të ketë kompleks, ata njerëz që janë sot në opozitë duhet të ndihen krenar që e kanë bërë Kosovën shtet në kohën kur ata që i kanë përballë e kanë mohu shtetësinë. Sikur të isha në parlament për gjashtë muaj e kisha çmontu atë, sepse unë jam krenar me atë që e kam bërë për vendin tim. Opozita parlamentare duhet ta ketë parasysh që përballë e ka një grup që e ka mohu shtetin, që e ka mohu procesin e Rambujesë, e ka mohu Vjenën, duke thënë s’ka shtet Kosova, s’ka ushtri Kosova, s’ka liri Kosova, e ka keqpërdorë flamurin kombëtar, e ka keqpërdorë bashkimin kombëtar, se ka shpifë, e mashtru, e fëlliqë, e përça këtë popull me shpifje e mashtrime”, përfundoi Limaj.

/GazetaSinjali/