LIMAJ: NË ASTRAZUP MORËM NJË PËRKRAHJE MASIVE PËR ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT

- in Lajme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë përkrahje masive për zgjedhjet e 14 shkurtit në takim me bashkëluftëtarë në Astrazup të Malishevës.

 

“Prandaj, bashkëluftëtarë e të rinj në Astrazup tashmë kanë vendosur për tu rreshtuar krah projektit tonë për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtyre vlerave të më sublime të vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

 

Postimi i plotë i Limajt:

 

Sonte në Astrazup morëm një përkrahje masive për zgjedhjet e 14 shkurtit. Astrazupi ka dhënë shumë për Kosovën nder vite, ka kontribuar shumë gjatë luftës se lavdishme të UÇK-së dhe ka dëshmorë të rënë për lirinë që sot e gezojmë dhe të tjerët po na cenojnë.

 

Prandaj, bashkëluftëtarë e të rinj në Astrazup tashmë kanë vendosur për tu rreshtuar krah projektit tonë për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtyre vlerave të më sublime të vendit. Dashuria për atdheun është maratonë e gjatë të cilës nuk duhet t’i shmangemi për asnjë moment./RTK