Seanca plenare e kuvendit të Kosovës ka nisur tashmë me deklarimet jashtë rendit të ditës, e në rend të ditës janë 10 pika, përfshirë zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit si dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.
Megjithatë, në këtë seancë mungojnë shumica e pjesëtarëve të kabinetit qeveritar.
Veç kryeministrit Albin Kurti, i cili ndodhet në Davos të Zvicrës, ku udhëtoi nga vizita 2 javore në SHBA, në sallën plenare nuk janë as shumë vartës të tij, raporton GazetaSinjali.
Në ulëset e ministrave janë vetëm zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Administrimit dhe Pushtetit Lokal Emilija Rexhepi, ministri i financave Hekuran Murati, ai i shëndetësisë Rifat Latifi dhe ministri i mjedisit Liburn Aliu.
/GazetaSinjali/